Protestuesit tentojnë ta rrëzojnë statujën e ish-presidentit në këtë shtet
Protestuesit në Kazakistan po tentojnë të rrëzojnë statujën e ish-presidentit Nursultan Nazarbayev në rajonin Almaty.
Këtë gjë e ka bërë të ditur faqja e lajmeve Khodorkovsky Communications Center, me anë të një postimi në Facebook. Postimi është shoqëruar edhe me foto nga statuja, të cilës i janë vendosur litarët për ta rrëzuar.
Një statujë e ish-presidentit Nursultan Nazarbayev, një aleat i ngushtë i Putinit, thuhet se po rrëzohet nga protestuesit në kryeqytetin e rajonit Almaty, Taldykorgan.
Protestat në vend u aktivizuan pas rritjes së çmimit të lëndëve djegëse, ndërsa më pas qytetarët kanë shtuar dhe kërkesat për liri dhe demokraci. Ata akuzojnë presidentin aktual Tokayev dhe paraardhësin e tij Nursultan Nazarbayev për minimin e demokracisë në vend Nazarbayev drejtoi vendin për 29 vite rresht.
Në 2019, ai hoqi dorë nga posti i presidentit dhe vendosi të marrë drejtimin e Këshillit të Sigurisë së Kazakistanit. Sot, pasardhësi i tij Tokayev vendosi ta shkarkojë atë dhe pjesën tjetër të këshillit për të qetësuar protestuesit.