Protestuesit tentojnë të qëllojnë Macronin dhe të shoqen në teatër
18 janar 2020
| 10:45
Pamje nga incidenti i djeshëm, mes protestuesve dhe Macronit po qarkullojnë kudo në internet.
Mbrëmjen e së premtes, një grup prej mbi 30 protestuesish, tentuan që të hyjnë brenda teatrit në Paris, aty ku Presidenti Emmanuel Macron dhe e shoqja, Brigitte, po shihnin një shfaqje.
Nisur nga çfarë raportojnë mediat franceze, tentativa e sulmit u frenua nga policia, ku pasi Macron dhe e shoqja u siguruan, mundën më tej që të hynin në sallë. Macron dhe Brigitte po merrnin pjesë në teatrin ‘Bouffe du Nord’ për shfaqjen “La Mouche”. Në një deklaratë pas incidentit, zyra e Macron tha se presidenti do të vijojë të shkojë në teatër siç dhe është mësuar.