Protestuesit zhvendosen tek MD-ja, hidhet ngjyrë e kuqe edhe në drejtim të policisë
31 gusht 2022
| 13:23
Protesta që synon të kërkojë drejtësi për rastin e dhunimit të 11-vjeçares nga pesë të dyshuar ka vazhduar edhe para Ministrisë së Drejtësisë (MD), përveç sheshit të Prishtinës.
Protestuesit e kanë mbuluar me ngjyrë të kuqe pllakën e Prokurorit të Shtetit.
Nga ngjyra duket se nuk kanë shpëtuar as policët prezentë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.
Protesta ka grumbulluar mijëra qytetarë.