Prova e vaksinës për Korona që u bë te majmunët, shpresëdhënëse për njerëzit

16 maj 2020 | 08:17

Një vaksinë kundër koronavirusit duket se po del të jetë mbrojtëse kundër sëmundjes Covid-19 në provën e bërë me gjashtë majmunë. Kjo jep një fije shprese për vaksinën e cila tani po kalon prova klinike njerëzore, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, nuk ka asnjë garanci që ky rezultat do t’u përshtatet njerëzve.

Një grup majmunësh u ekspozua ndaj virusit. Gjashtë kafshët që ishin vaksinuar kishin më pak pasoja të virusit në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes.

Prova u zhvillua në SHBA, duke përfshirë studiues nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i qeverisë amerikane (NIH) dhe nga Universiteti i Oksfordit.

Vaksina u bë për t’i mbrojtur kafshët nga zhvillimi i pneumonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë…