Provokon Serbia, nxjerr tanket (Video)
21 shtator 2021
| 17:25
Shteti serb po vazhdon të nxisë dhe provokojë situatën pas zhvillimeve në veri të Kosovës ku aktualisht gjendet Policia e Kosovës.
Ministria e Brendshme Serbe në kanalin e saj zyrtar ka shpërndarë një video të xhandarmërisë serbe, ku shihen ushtarë dhe automjete ushtarake, përfshirë edhe auto-blinda, shkruan lajmi.net.
Në video madje shihet edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin.
“ Xhandarmëria është gati që të kryejë detyrat e caktuara nga Serbia dhe presidenti Vuçiq”, është thënë në përshkrimin e kësaj videoje.
Kujtojmë se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, mediat në Serbi kanë raportuar se vetura ushtarake serbe i janë afruar kufirit me Kosovën pas tensioneve në veri.