PS-ja drejt një mandati të tretë historik
Numri i votuesve që morën pjesë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri ishte me rreth 100 mijë më shumë se në zgjedhjet e kaluara.
Procesi i numërimit të votave është duke vazhduar. Deri më tani janë numëruar mbi 90 për qind e votave, ku PS-ja është në avantazh me 675.225 vota ose 48.76 për qind, me 73 mandate, shkruan “Epoka e re”.
Nëse vazhdohet me këtë trend Partia Socialiste shkon kështu drejt mandatit historik të tretë, gjë të cilën asnjë parti nuk e ka arritur më parë.
PD-AN kanë marrë 546.911 vota ose 39.48 për qind, konvertuar në 59 mandate në gjithë vendin.
Nga ana tjetër, LSI-ja ka marrë 95.932 vota ose 6.92 për qind, konvertuar në 5 mandate.
Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 31.063 vota ose 2.24 për qind, konvertuar 3 mandate deputetësh deri më tani.