PS-ja e bindur në fitore, propozon edhe nënkryetaren e Bashkisë së Kukësit
Njëri ndër drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Pandeli Majko i cili është përgjegjës për zonën veriore të Shqipërisë në zgjedhjet për kryetar bashkie, ka njoftuar se Kukësi do të drejtohet nga ata që banonjë në Kukës.
“Kukësi do drejtohet nga ata që banojnë me të!”, ka shkruar ndër tjera në “Facebook”, Pandeli Majko.
Kujtojmë që Albert Halilaj është kandidati me të cilin socialistët synojnë të marrin sërish drejtimin e bashkisë së Kukësit.
Zgjedhjet e reja do të zhvillohen në 24 shtator, pasi ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u arrestua para disa javësh me kërkesë të SPAK, pasi ai ishte vënë nën hetim në momentin e publikimit të një videoje intime të tij me një vajzë në ambientet e zyrës në bashki.
Njoftimi i plotë i Majkos:
Kukësi do drejtohet nga ata që banojnë me të!
Elgida Bilali do të jetë nënkryetarja e parë e propozuar në drejtimin e nesërm të Bashkisë së Kukësit!
Elgida është me profesion në mësuesi dhe vjen nga një familje me baba kuksian e nënë hasjane! Ajo është shembull i modestisë dhe përkushtimit, familjare e nënë e cila gëzon respektin në komunitet!