PS-ja fitoi pesë bashki, ky është mesazhi i Edi Ramës

07 mars 2022 | 13:25

Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh edhe lider i PS-së, Edi Rama, ka folur sot për zgjedhjet e djeshme lokale, të cilat u mbajtën në gjashtë komuna.

Ai ka thënë se zgjedhjet e djeshme i dhanë Partisë Socialiste as më shumë e as më pak se sa prisnin.

“5 nga 6 bashkitë në garë me një fushatë pa i ndezur motorët e qendrës dhe me një hendek votash nga rivalët edhe më të madh se sa tregonin projeksionet tona. Urime fituesve dhe faleminderit të gjithë atyre që u angazhuan për këtë rezultat, po mbi të gjitha faleminderit zgjedhësve, të cilët dje ushtruan pushtetin e tyre vendimmarrës në interes të komunitetit”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Ne kemi fituar Dibrën, Durrësin, Lushnjën, Vorën e Rrogozhinën, me rezultate përtej parashikimeve më optimiste! Por sot lartësia e sfidës është ku e ku më shumë marramendëse, se sa mirëqeverisja e këtyre bashkive dhe se sa të gjitha sfidat qeverisëse deri fare pak ditë më parë”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa vende perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Shtetet e…