PS-ja më 30 qershor ridëshmoi se e ka mazhorancën e përkrahjes së sovranit
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se nuk ka pasur rrugëdalje tjetër përveç mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Shqipëri.
Ai ka thënë se nuk ka qenë problem çështja e datës së zgjedhjeve sa këmbëngulja e opozitës që Rama të dorëhiqet.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka deklaruar se nuk ka pasur pjesëmarrje të vogël të qytetarëve në zgjedhjet e 30 qershorit por, sipas tij, ka pasur pjesëmarrje normale për rrethanat e bojkotit nga opozita.
Maliqi ka thënë se PS-ja dhe kryeministri Edi Rama të dielën kanë ridëshmuar se ende i kanë votat e mazhorancës, 700 mijë sosh.
Ai ka thënë se pas këtij procesi zgjedhor PD-ja dhe LSI-ja duhet ta reflektojnë gjendjen e tyre të brendshme për t’u konsoliduar si parti.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)