PS-ja vendos ta rrezojë dekretin e Metës për noterinë
28 janar 2019
| 14:51
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur sot që të rrëzojë në seancë plenare dekretin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për Ligjin për noterinë.
Deputetët socialistë janë shprehur se argumentet e Metës nuk janë të mjaftueshme.
Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura është vendosur që Ligji për kadastrën, i kthyer gjithashtu për shqyrtim të konsultohet deri në marrjen e një vendimi.
Po kështu mësohet se deputetët e PS-së kanë vendosur të rrëzojnë amendamentet e LSI-së për buxhetin. /TvKlan/