PS merr fitoren e parë në bashkinë e Pustecit
26 prill 2021
| 00:15
Partia Socialiste ka marrë fitoren e parë në Shqipëri. Bëhet fjalë për Pustecin, ku janë numëruar të gjithë votat dhe sipas rezultateve përfundimtare Partia Socialiste është shpallur fituese.
Konkretisht Partia Socialiste ka siguruar 738 vota. Ndërkohë PD ka marrë 421 vota. Ndërsa 124 vota kanë shkuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim.