PSD: Drafti i publikuar mbi ‘Ligjin e Pagave’ reflekton politikat e devijuara të Qeverisë

15 shkurt 2022 | 22:05

Partia Socialdemokrate ka reaguar përmes një shkrimi në “Facebook”, në lidhje me Ligjin e ri të pagave.

PSD thekson se draft i publikuar mbi Ligjin e Pagave reflekton politikat e devijuara të Qeverisë.

“Dy gjëra e karakterizojnë atë: rritja e hendekut midis pozitave politike ekzekutive dhe stafit civil-profesional; dhe qasja konservatore dhe shtrënguese sa i përket nivelit të rritjes në një kohë inflacioni e krize sociale” thuhet në njoftim.

Tutje përmenden edhe rritjet që do t’ju bëhen kryeministrit, zëvendësministrave e këshilltarëve të lartë politikë.

“Stafi civil-profesional brenda administratës që përbënë 80% të punonjësve të administratës do të marrin rritje prej 10%; policia ka një rritje fyese e të pa përfillshme prej 7%. Punëtorët e arsimit 10%; ndërkohë që udhëheqësve të divizioneve të cilët me ligjin e ri do të bëhen njerëz me mandate, pra politik, do t’iu rritet paga me 50%; këshilltarët e lartë politik do të përfitojnë rritje prej 80%, ose rritje prej 576 eurosh; ligji i ka rritur pagat për mjekët specialist, por ka lënë padrejtësisht mbrapa infermierët; stafi teknik është lënë tërësisht anash pa asnjë rritje; ndërkaq kryeministrit i është rritur paga për 52% ose 780 euro më shumë; kurse zëvëndës ministrat sipas këtij drafti do të marrin rritje prej 37% ose 425 euro më shumë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja derbi në Ligën e Kampionëve mes PSG-së dhe Real…