PSD e interesuar ta rrëzojë qeverinë, fton LV-në e LDK-në t’i bashkohen
Derisa qeveria e Kosovës nuk ka numrat për të shtyrë proceset përpara, as opozita nuk po mund t’i bëjë ata për ta rrëzuar qeverinë.
Tri partitë opozitare më shumë kanë kundërshtuar njëra – tjetrën sesa që kanë bashkëpunuar mes vete.
Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Partinë Socialdemokrate se më shpesh kanë ngjashmëri me partitë në pushtet sesa dallime.
Por, këtyre akuzave u është kundërpërgjigjur përmes llogarisë së tij në “Facebook”, Dardan Sejdiu, shef i Grupit parlamentar të PSD-së.
Madje, akuzat e LV-së i ka quajtur hipokrizi, pasi, sipas tij, janë veç fjalë që nuk përcillen me veprime.
“Fjalët e statuset pa ndërmarr asnjë veprim më lartë janë pallavra e hipokrizi”, ka shkruar Sejdiu.
Postimi i tij:
Edhe njëherë:
– e ftojmë LDK dhe LVV që ta inicojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe ne do ti japim 12 nënshkrime dhe 12 vota, ose të na i japin nënshkrimet dhe ne e inicojmë
– e ftojmë LDK edhe LVV ta na thërrasin ne tryeze opozitare për strategji e taktikë për rrëzimin e qeverisë ose të na japin neve autorizimin dhe ne e thërrasim
– e ftojmë LDK e LVV që ta votojmë në Kuvend mandatarin e bisedimeve, që ai/ajo mos të jetë Thaqi
Fjalët e statuset pa ndërmarr asnjë veprim më lartë janë pallavra e hipokrizi.