PSD-ja: Bordet ndërrohen, borxhet rriten!
21 korrik 2021
| 14:59
Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me menaxhimin e ndërmarrjeve publike.
Kjo parti ka theksuar se qeveria e “ndryshimit” ka ngarkuar dhe shkarkuar bordet në ndërmarrjet publike, derisa Telekomi i Kosovës është duke shkuar drejt falimentimit
“Qeveria e ‘ndryshimit’ ngarkon e shkarkon borde, harxhon 6 milionë euro për polisën e sigurimit të bashkatdhetarëve, ndërkohë që ‘Vala’ shkon drejt falimentimit”, është thënë në reagimin e PSD-së.