PSD-ja do që Kuvendi të marrë përsipër dialogun me Serbinë

01 nëntor 2018 | 23:14

Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate ka kërkuar që procesi i dialogut të bartet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi negociues dhe komisioni mbikëqyrës. “Partia Socialdemokrate ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e rregullt të Këshillit Drejtues. Zhvillimet aktuale politike në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë dialogu me Serbinë, ishin në fokus të diskutimit të delegatëve të Këshillit Drejtues”, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie.

Sipas këtij njoftimi, organi më i lartë i Partisë Socialdemokrate rikonfirmoi me këtë rast qëndrimin se procesi i dialogut duhet të bartet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës; prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi negociues dhe komisioni mbikëqyrës. “Në pjesën vijuese të mbledhjes, delegatët e Këshillit Drejtues trajtuan çështjet rreth shtrirjes dhe zgjerimit të kapaciteteve të Partisë Socialdemokrate, përkatësisht hartimit të planit të punës për realizimin e synimeve organizative”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e policisë e Malit të Zi, të enjten ka…