PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit
06 prill 2022
| 11:40
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kallëzimin penal ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me rastin e deklarimit të tij si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dorëzimin e këtij kallëzimi e ka bërë kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj bashkë me nënkryetarin Zgjim Hyseni.