PSD-ja dorëzon nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit
08 gusht 2019
| 11:19
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot nënshkrimet e 12 deputetëve nga radhët e saj për seancën e datës 22 gushtit, për shpërndarjen e kësaj legjislature.
Lajmin e ka bërë me nënkryetari i PSD-së Dardan Sejdiu.
“Sot dorëzuam nënshkrimet për seancën e datës 22 gusht, seancë kjo e thirrur për shpërndarjen e kësaj legjislature. Zgjedhjet janë rruga përpara, dhe në zgjedhje zgjidhja që duhet ofruar është programore. Partia Socialdemokrate është e gatshme dhe tash më e shtrirë gjithandej Kosovës, programin me masa e politika konkrete gati, ndërsa ekipin të etshëm për përballje demokratike e përmbajtësore. Rruga përpara është e qartë, një ekip me program, me guxim dhe dije”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/