PSD-ja e ‘vendosë’ qeverinë në karantinë (Foto)

05 maj 2020 | 13:55

Partia Socialdemokrate (PSD) nëpërmjet një aksioni simbolik e ka “vendosur” Qeverinë e Kosovës në karantinë.

Partia e drejtuar nga Dardan Molliqaj, ka theksuar se karantina në Qendrën e Studentëve, i ka shkaktuar dëme vendit, andaj sipas saj udhëheqësit shtetërorë duhet të karantiniohen.

Zyrtari i lartë i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se karantina ka shërbyer si mjet kërcënimi e përndjekjeje. Sipas tij, nëpërmjet karantinës janë kërcënuar deputetë dhe është tentuar të pengohet puna e Kuvendit.

“Karantina është raportuar nga mediet si mjet favorizimi e diskriminimi. Kriteret e saj nuk kanë qenë të njëjta për të gjithë. Jemi këtu për të kërkuar përgjegjësi politike dhe hetim të besueshëm për publikun. Askush nuk duhet të prejudikojë rezultatet e hetimit, por për një hetim kredibil, ministri Sveçla dhe ministri Vitia nuk duhet të jenë në detyrë. Kjo sepse përmes veprimeve të tyre, ata kanë dëshmuar se midis ligjit dhe shefit, këta e zgjedhin shefin.

“Ministri Vitia e ka shkelur Kushtetutën me paramendim kur ndërmori masat e njëjta pas shkeljes së parë kushtetuese. Ministri Sveçla ka tejkaluar përgjegjësitë kur ka kërcënuar deputetë, dhe kur ka ndërmarrë veprimeve përkundër raporteve të policisë”, thënë Hyseni.

Më tutje, ai ka thënë se qeverinë në detyrë është duke e përcjell logjika e mungesës së llogaridhënies.

“Këtë qeveri po e përcjell logjika e njëjtë e mungesës së llogaridhënies. Kur bëhet fjalë për merita, të gjitha shkojnë në adresën e ministrit Vitia, kurse përgjegjësia eventuale mbetet në nivelet e poshtme të menaxhimit. Përgjegjësia e ministrit është politike në secilin rast. Njëjtë, edhe kur puna e institucionit është e mirë, edhe kur dështon”, është shprehur Hyseni.  (L.G / Epoka e re)

Image may contain: one or more people, shoes and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, child and outdoorNo photo description available.Image may contain: one or more people and people standingImage may contain: 1 person, standing and drink

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka treguar…