PSD-ja fillon mbledhjen e nënshkrimeve për faljen e gjobave të pandemisë
21 maj 2021
| 12:25
Partia Socialdemokrate ka filluar sot mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për peticionin, i cili ka për qëllim faljen e gjobave që janë vendosur gjatë pandemisë Covid-19.
Mbledhja e nënshkrime ka fillua në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Përmes këtij peticioni do të dorëzohet projektligji për faljen e dënimeve në Kuvendin e Kosovës.
Ligji për pandeminë Covid-19 ka hyrë në fuqi më 26 gusht të viti të kaluar. Nga ajo kohë Policia e Kosovës ka shqiptuar një numër të madh të gjobave për qytetarët që nuk kanë respektuar masat ndaj koronavirusit.