
PSD-ja fton opozitën t’i bashkohen në protestën e 29 janarit
25 janar 2022
| 16:49
Partia Socialdemokrate (PSD) iu ka bërë ftesë deputetëve të partive opozitare që të marrin pjesë në protestën e organizuar nga ta më 29 janar, përmes së cilës do të kundërshtohet shtrenjtimi i energjisë elektrike.
Aktivistë të PSD-së këto ftesa i kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës dhe të cilat dedikoheshin për deputetët nga radhët e opozitës.
Sekretarja e Përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta u shpreh se në këtë situatë kur vendi po ballafaqohet me krizën e pandemisë dhe atë energjetike deputeti opozitar ka përgjegjësi më të madhe.
Ajo ka kërkuar nga opozita që mos t’i ngushtojë aktivitet e tyre brenda institucioneve, por të përdorin të gjitha instrumentet për të gjetur zgjidhje për krizën energjetike.