PSD-ja hap degën në Deçan

13 tetor 2018 | 10:30

Në vazhdën e shtrirjes së partisë më të re në Kosovë, Deçani është qyteti i radhës ku partia e Shpend Ahmeti hapi degën më të re.

Kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti, dhe koordinatorja e degës Natyra Kuçi, shprehën kënaqësinë që tashmë ka filluar shtrirja e platformës socialdemokrate edhe në Deçan.

“Pushtetet e deritashme lokale dhe qendrore e kanë lënë Deçanin të zhytur në probleme ekzistenciale. Përderisa plotë lokalitete të kësaj komune përballen me mungesën e rrjetit të ujësjellësit, Deçani lëngon edhe nga prerja ilegale të pyjeve dhe shkatërrimi sistematik i tyre. Është koha që të ndalen qeverisjet e papërgjegjshme dhe të funksionalizohen resurset natyrore të kësaj komune”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

Shtrirja e kësaj partie po vazhdon nëpër mbarë Kosovën tash e disa javë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e Trumpit, këtë javë ka mbyllur një kontratë për…