PSD-ja hap zyre edhe në Besianë
08 dhjetor 2018
| 20:18
Në vazhdën e shtrirjes dhe zgjerimit të Partisë Socialdemokrate gjithandej Kosovës, të shtunën është hapur zyra e saj në komunën e Besianës.
Duke e paraqitur programin socialdemokrat para llapjanëve, kryetari Shpend Ahmeti, sekretarja e përgjithshme, Aida Dërguti dhe koordinatori i degës, Blerim Maqastena, e quajtën të rëndësishëm zgjerimin e PSD-së në Besianë.