PSD-ja: Italia kërkon zgjedhje të lira dhe demokratike
24 shtator 2019
| 19:00
Një delegacion i Partisë Socialdemokrate (PSD), i përbërë nga kryetari Shpend Ahmeti, nënkryetarja Shqipe Pantina dhe drejtuesi i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Belgzim Kamberi, kanë pritur të martën në Prishtinë, ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Gjatë takimit është biseduar kryesisht për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, ku përfaqësuesit e PSD-së dhe ambasadori Italian, kanë shprehur optimizmin e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate kanë shprehur mirënjohjen e tyre për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian për Republikën e Kosovës.
/Epoka e re/