PSD-ja kërkon debat parlamentar për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
26 prill 2019
| 10:59
Partia Socialdemokrate (PSD) nëpërmjet deputetes Shqipe Pantina, ka bërë kërkesë për debat parlamentar lidhur me rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve hetues në vendin tonë.
Sipas PSD-së ky proces shihet si një mundësi që të krijohen mekanizma përmbajtjesorë që luftojnë korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrave zyrtare.
“Kjo kërkesë është mundësi e mirë për të diskutuar mundësitë e implementimit të Vettingut në Kosovë”.
“Partia Social Demokrate është e përkushtuar të ndërtojë një sistem të drejtësisë me integritet, profesional dhe të besueshëm”, është thënë në komunikatën e PSD-së.