PSD-ja kërkon përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave në nivelet vendimmarrëse
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), njëherësh kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, dhe anëtarja e Kryesisë, Teutë Rrusta, kanë prezantuar agjendën e kësaj partie për barazi gjinore si brenda subjektit ashtu edhe përmes modelit të tyre qeverisës.
Në një konferencë për medie, Kastrati ka treguar se në Komunën e Kamenicës tashmë 54 për qind e drejtorive udhëhiqen nga gratë, ndërsa në Komunën e Prishtinës 44 për qind.
Ndërsa, Teutë Rrusta, u ka bërë thirrje grave dhe vajzave me bindje socialdemokrate të bashkohen në agjendën e tyre për barazi gjinore.
Ata kanë bërë me dije se Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate pas dy mbledhjeve më 8 dhe 28 mars 2019, që për diskutim kishin format e organizimit të brendshëm që reflektojnë edhe parimet mbi të cilat vepron si subjekt; vendimin e parë që ka marrë që nga rifunksionalizimi i partisë, ka të bëjë me përfaqësimin e barabartë të grave e burrave në të gjitha nivelet vendimmarrëse, 50-50.
/Epoka e re/