PSD-ja kërkon shkarkimin e zëvendësministrit Hysen Durmishi
22 korrik 2021
| 11:35
Partia Socialdemokrate (PSD) sërish ka zhvilluar një aktivitet para objektit të Qeverisë ku ndodhet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Përfaqësuesit e PSD-së kanë ngjitur një baner me logon e pesë eurove si dhe me figurën e zëvendësministrit Hysen Durmishi.
Teuta Rrusta nga PSD-ja ka thënë se rrugës duke ardhur kanë kuptuar që Durmishi e ka anuluar tenderin për tiketat prej 5 euro.
Ajo ka thënë se Durmishi duhet të shkarkohet dhe të hetohet, pasi që sipas saj, anulimi i tenderit ka ardhur për shkak të opresionit të opozitës.