PSD-ja kërkon uljen e mëditjeve për udhëtimet zyrtare

19 qershor 2018 | 16:56

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka bërë me dije se sot në emër të kësaj partie ka propozuar një interpelancë për ristrukturimin e sistemit të mëditjeve dhe shpenzimeve për udhëtimet zyrtare.

 Në profilin e vet në “Facebook”, Molliqaj ka shkruar se me qëllim të përfitimit, shuma e mëditjeve për vizitat në vendet e rajonit është më e lart sesa mëditjet për vizitat në vendet më të largëta.

 “Mëditjet për zyrtarët e institucioneve shtetërore për vizita në Shqipëri, Mal të Zi apo Serbi mbërrijnë shumën 250 euro në ditë, përderisa ato në vendet e largëta me standarde të jetesës shumë më të larta, si Australia apo Kanada janë vetëm rreth 170 euro.  Këto tarifa janë caktuar me qëllim për të përfituar nga udhëtimet në vendet e afërta të cilat janë shumë më të shpeshta sesa ato në vendet më të largëta.

Për neve kjo është e papranueshme, prandaj, sot në emër të PSD-së, propozova një interpelancë për ristrukturimin e sistemit të mëditjeve dhe shpenzimeve për udhëtimet zyrtare”, ka shkruar Molliqaj.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shtatëvjetorin e vdekjes së ish-nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi,…