PSD-ja kundër vizitës së Ekaterina Trëndafilovës, paralajmëron protestë në Gjilan

14 shtator 2022 | 14:22

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka folur për vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila më 21 shtator do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

Ai përmes një konference për media ka thënë se më 21 shtator në orën 10:00, PSD-ja do të mbajë protestë kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova dhe kësaj gjykate.

Molliqaj gjithashtu ftoi që të marrin pjesë në protestë edhe veteranët dhe ata qytetarë që janë mbështetës të lirisë.

“Më datë 21 në orën 10:00, në vendin ku do të mbahet ky takim do të kemi protestë. Ftojmë veteranët dhe mbështetësit e lirisë, që të jemi bashkë…Protesta duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, u shpreh kryetari i PSD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi anglez Harry Kane do të jetë objektivi kryesor i…