PSD-ja mban aksion simbolik tek objekti i ‘RTK’-së: ‘Bëjmë lajme me porosi’ ‘atentate dhe plane për eliminim’
13 shkurt 2024
| 16:16
Partia Socialdemokrate (PSD) ka realizuar një aksion simbolik tek objekti i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), pas lajmit të shpërndarë ku citonin burime se ka plane për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
PSD-ja ka vendosur disa shkrime pranë objektit të “RTK”-së në të cilat shkruhet: “Bëjmë lajme me porosi”, “atentate”, “plane për eliminim”, “kërcënime dhe sulme”, etj.
PSD-ja ka thënë se “Fake news” është manipulim i opinionit publik.
Po ashtu, sipas PSD-së këto lajme i ka bërë qeveria përmes “RTK”-së dhe rrjedhimisht, është shndërruar në rrezik për demokracinë.