PSD-ja mban konferencë të jashtëzakonshme për media, Molliqaj shpall datën e protestës kundër Speciales

19 dhjetor 2022 | 11:21

Partia Socialdemokrate (PSD) ka njoftuar se sot (e hënë) në orën 14:00 do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Në njoftimin e PSD-së është bërë me dije se kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, do të shpallë datën e protestës kundër Gjykatës Speciale.

“Sot, me datën 19 dhjetor (e hënë), nga ora 14:00, PSD-ja do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Në konferencë flet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ku do të shpall datën e protestës kundër Gjykatës Speciale. Konferenca mbahet në zyrën qendrore të PSD-së, rruga ‘Bajram Kelmendi’ nr.68”, ka njoftuar PSD-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i CIA-s, William Burns, ka siguruar se regjimi kinez…