PSD-ja ‘mbyll’ Gjykatën Speciale

06 tetor 2020 | 15:00

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, së bashku me aktivistë të kësaj partie kanë realizuar një aksion simbolik kundër Gjykatës Speciale.

Me këtë rast, Molliqaj ka thënë se Gjykata Speciale është duke kryer arrestime dhe mbajtur njerëz në paraburgim jashtë mandatit të saj kushtetues.

“Sot, së bashku me aktivistët e PSD-së, e mbyllëm Gjykatën Speciale. Gjykata Speciale po kryen arrestime dhe po mban njerëz në paraburgim jashtë mandatit të saj kushtetues rrjedhimisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Nga një gjykatë paralele prej sistemit të drejtësisë së Kosovës nuk mund të vije drejtësia por vetëm ndryshimi i të vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së.  Kosovës i nevojitet vendosja e drejtësisë prej institucioneve të saj prandaj kjo gjykatë duhet të shkoj”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli ka njoftuar se e ka emëruar Klodian Duron, ish-yllin…