PSD-ja me aksion para qeverisë, vizaton skenën ku humbin jetën punëtorët e ndërtimtarisë
Aktivistë të Partisë Socialdemokrate (PSD) nëpërmjet një aksioni simbolik në oborrin e Qeverisë së Kosovës, kanë vizatuar skenën ku humbin jetën punëtorët e ndërtimtarisë.
Donjeta Demolli nga PSD-ja, ka thënë se vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti, 12 punëtorë që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës në Kosovë, njëri prej tyre madje duke punuar në një projekt të qeverisë, i cili ishin në një objekt publik.
Ajo ka thënë se punëtorët punojnë pa masa të sigurisë, pa masa mbrojtëse, pa sigurim shëndetësor e me pagë shumë të ulët, por punojnë edhe të shtunave dhe pas orarit të punës.
Më tutje, Demolli ka thënë se me këtë aksion duan t’i bëjnë thirrje qeverisë që ta njoh kontributin e punëtorit të Kosovës dhe t’i korrigjojë padrejtësitë sistematike me të cilët përballën ata.
Lidhur me rrezikshmërinë ndaj punëtorëve ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMLDNj), i cili ka theksuar se është brengosëse humbja e jetës të punëtorëve, e në disa raste në mesin e të cilëve ka persona të mitur.