PSD-ja me aksion para zyrave të EULEX-it: Vendimet e Speciales janë të padrejta

22 dhjetor 2022 | 15:06

Partia Socialdemokrate ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin për krime luftë të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Kjo parti ka mbajtur një aksion simbolik të entjen përballë zyrave të EULEX-it në Kosovë, duke theksuar se vendimet e Gjykatës Speciale janë të padrejta, prandaj sipas PSD-së ato nuk mund të shqiptohen në emrin tonë.

“Deklarimit të vendimit ndaj z. Salih Mustafa i parapriu shpjegimi politik; shprehjes ‘në emër të popullit’ iu dha sqarim nga Gjykata; mandati i saj, thoshte sqarimi, vjen nga Kuvendi i Kosovës. Prandaj dhe vendimet e kësaj gjykate rrjedhin nga populli i Kosovës. Por, përtej të qenurit sqarues, ky deklarim politik synonte diçka tjetër. Dhomat e Specializuara dëshirojnë legjitimim përtej atij formal-jurdik sepse vendimet e kësaj gjykate nuk kanë legjitimitet te populli i Kosovës. E si të kenë teksa përbrenda ligjit, që s’frymon me konventa ndërkombëtare të drejtësisë, i hapet rruga gjykimit një-etnik e me qëllim përfundimtar tjetërsimin e luftës çlirimtare në një konflikt interesash të ngushta vetanake”, është theksuar në aksionin e kësaj partie.

Të shtunën në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” PSD-ja ka thirrur protestë kundër vendimeve të padrejta të Gjykatës Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij do të shijojnë një…