PSD-ja, aksion simbolik kundër Lajçakut
26 shkurt 2021
| 13:28
Partia Social Demokrate (PSD) ka mbajtur një aksion para objektit të Komunës së Prishtinës, ku ka vendosur hartën e shtetit të Kosovës.
Një aksion i tillë vjen dy ditë pasi emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak është shfaqur në një intervistë, ku krahas flamurit të BE’së shihet një hartë ku paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.
Frashër Krasniqi nga kjo parti ka thënë se Kosova s’mund të pranojë asnjë zgjidhje që e bën jofunksional shtetin e Kosovës.
“Kosova s’mund të pranojë asnjë zgjidhje që e bën jo funksional shtetin tonë. Për ne, z. Lajcak tashmë është pozicionuar në anën e Serbisë. Kjo është e papranueshme për ne”, ka thënë Krasniqi.