PSD-ja me aksion simbolik kundër Vetëvendosjes (Foto)

02 shkurt 2021 | 12:21

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik ku në muret e qeverisë ka lënë një mesazh për partinë e Albin Kurtit.

Aktivistë të kësaj partie në ndërtesën e qeverisë kanë vendosur mbishkrimin “Krejt dhe drejt = i gjithë pushteti i sovjetëve”.

Pasa medieve ka folur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se kjo parullë e përdorur para një shekulli përshkruan mirë domethënien e zgjedhjeve në Kosovë.

Sipas tij, në emër të lirisë, demokracisë e zhvillimit po shkojmë drejt një autokracie me tendencë totalitare.

Ai më tej tha se krejt pushteti sovjetëve ishte parullë bolshevike kundër aleatëve liberal dhe kundër institucioneve qendrore, drejt sovjetëve që ishin këshillat e punëtorëve.

Molliqaj ka thënë se në ditët e para brenda sovjetëve ishte partia, pastaj sovjetët ishin bërë instrumente të partisë.

“I njëjtë është procesi këtu. Në emër të luftës ndaj regjimit të vjetër po na përvidhet një ‘shpëtimtar’. Ky shpëtimtar para pak kohësh ndërroi statutin partiak dhe mori kompetencat për vete; pastaj, mësynë presidencën dhe e shndërruan në zyre partie; në radhe ishte sulmi ndaj KQZ-së; pastaj erdhi slogani ‘krejt pushteti sovjetëve’ në versionin kosovar. Të gjitha për liderin suprem! Populli është një, vullneti i tij trupëzohet tek lideri suprem”, ka thënë Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas…