
PSD-ja me aksion simbolik, shpalos ‘librezën’ me dështime të ministres Nagavci (foto)
07 mars 2024
| 13:34
Aktivistë të Partisë Socialdemokrate (PSD), kanë zhvilluar një aksion në Bibliotekën Kombëtare kundër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, të cilën e vlerësuan me notë negative.
Në një “librezë” të vendosur nga aktivistët e PSD-së shkruan për “dështimet” e ministres Nagavci.
Aksioni i PSD-së është mbajtur në manifestimin e “Ditës së Mësuesit” në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Notë negative PSD-ja i ka vendosur në ndërtimin e çerdheve, sjelljen ndaj sindikatave dhe furnizimin me tekste shkollore. Ndërsa notë shembullore i kanë vendosur në “shkelje të Kushtetutës”, duke aluduar në rastet kur Nagavci ka bërë shkelje të institucionit më të lartë juridik në vend. /EO




