PSD-ja me rezolutë për dialogun me Serbinë
26 korrik 2018
| 16:48
Ka nisur debati parlamentar për dialogun me Serbinë, i cili është iniciuar nga Partia Socialdemokrate (PSD).
Iniciuesi i këtij debati, Visar Ymeri, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet ta marrë përsipër dialogun me Serbinë.
Me këtë rast ai ka propozuar një rezolutë në raport me dialogun me Serbinë, sipas të cilës Kuvendi duhet të jetë institucioni kryesor i cili do ta merr përsipër këtë proces.
/Epoka e re/