PSD-ja: Në mes të Listës Serbe dhe pushtetit, zgjedhim këta të fundit
Drejtuesit e Partisë Socialdemokrate (PSD) nëpërmjet një konference për medie kanë folur rreth kërkesave që kanë pasur për kryeministrin Ramush Haradinaj, në këmbim të votimit të buxhetit për vitin 2019.
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se në mes të pozitës dhe opozitës kanë qëndruar në opozitë, por sipas tij, në zgjedhjen ndërmjet Listës Serbe dhe partive në pushtet, kjo parti do të zgjedhte këta të fundit.
“Nëse më thua me zgjedh në mes të partive opozitare dhe ato në pozitë unë menjëherë zgjedh opozitën, por nëse jam për të zgjedh partitë në pushtet dhe në mes të Listës Serbe ne do vendosim për partitë në pushtet. PSD-ja ka një vit që ka ofertë nga Qeveria më marrë pjesë në Qeveri. Kemi ofertë dhe ajo ka qenë regjeneroze ne ju kemi thënë jo për shumë arsye sepse brenda këtij koalicioni qeverisës ndodhët edhe PDK, në konsiderojmë se në çdo vend demokratik ka nevojë për një cikël që bën ndryshime demokratike në vend. Ne nuk jemi dakord të jemi pjesë e Qeverisë ku është edhe PDK-ja pa qenë një herë në opozitë”, ka thënë Molliqaj.
Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se e kanë kushtëzuar votën për ndarje buxhetore me arsyetimin se ato kërkesa kanë efekt të madh në shoqëri.
“Ne me 5 kushtet jemi munduar një pjesë të madhe e të riorientojmë që prekin shumën prej 500 milionë euro. Ligji për paga është më rëndësi të vijë në Kuvendi për lexim të dytë para se të lexohet buxheti në lexim të dytë. Këtë trend të ndaluar ne me një hap fillestar që ligji për paga dhe pagat e mjekëve dhe infermierëve të jenë të dinjitetshme”, ka thënë Sejdiu.
Më tutje, Sejdiu ka bërë me dije se kabineti qeveritar do të procedojë përpara Ligjin për dialogun në Kuvend.