PSD-ja njofton se i janë arrestuar gjashtë aktivistë
29 nëntor 2023
| 15:37
“Në kundërshtim të Gjykatës Speciale, gjatë protstës së PSD janë arrestuar gjashtë aktivistë: Kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi. Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speciale”, thuhet në reagimin e PSD-së.
Më tej theksohet se metodat frikësuese nuk i ndalin.
“Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë!”, thuhet në reagimin e PSD-së.