PSD-ja organizoi aksione të shumta simbolike, por ja sa janë të hyra e saj
24 tetor 2022
| 16:47
Partia Socialdemokrate (PSD), e cila drejtohet nga Dardan Molliqajt nuk ka të hyra më shumë se 29 mijë e 507 euro.
Sipas raportit financiar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), PSD-ja nga kjo shumë ka shpenzuar mbi 28 mijë euro.
Në raportin e KQZ-së është bërë me dije se PSD-ja në fushatë zgjedhore ka shpenzuar mbi 9 mijë e 500 euro.
Ndërsa të hyra i ka pasur mbi 11 mijë.
PSD-ja e kishte Qëndron Kastratin kandidat për kryetar të Kamenicës, i cili nuk kishte arritur ta fitonte garën.