PSD-ja organizon sot aksion simbolik para MAShTI-t për rezultatet e PISA-s
06 dhjetor 2023
| 13:18
Partia Socialdemokrate (PSD) ka njoftuar se sot (e mërkurë) në orën 15:00 do të mbajë një aksion simbolik në lidhje me dështimin në PISA.
Aksioni do të mbahet pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShTI).
“Sot, nga ora 15:00, PSD-ja do të mbajë një aksion simbolik në lidhje me dështimin e qeverisë në fushën e arsimit. Aksioni do të mbahet pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, ka njoftuar PSD-ja.