PSD-ja paralajmëron aksion në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

15 qershor 2021 | 15:54

Partia Socialdemokrate (PSD) ka paralajmëruar një aksion, i cili do të mbahet në orën 19:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Përmes një komunikate për medie, PSD-ja ka njoftuar për orën dhe vendin e aksionit, por nuk ka bërë me dije nëse aksioni ka të bëjë me takimin e sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel.

“Sot me datën 15 qershor (e martë) duke filluar nga ora 19:00, Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitetin në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka njoftuar PSD-ja, e cila drejtohet nga Dardan Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë çdo muaj po ndahen shpërblime të ndryshme nga Petrol…