PSD-ja paralajmëron organizimin e një proteste tjetër kundër shtrenjtimit të rrymës

11 shkurt 2022 | 16:29

Pas takimit me disa nga partitë opozitare, Partia Socialdemokrate (PSD) ka paralajmëruar organizimin e një proteste tjetër kundër shtrenjtimit të rrymës.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, para mediave ka thënë se ka pajtim që duhet të ketë protestë qytetare të përbashkët.

“Jemi dakorduar për bashkëpunim opozitar. Në kohën kur ne po flasim vendimi i ZRrE-së nuk është bërë publik. Çmimi i energjisë është rrit vetëm me tre rreshta. Ka pajtim që duhet të ketë protestë qytetare të përbashkët. Kemi dy ditë kohë që të dakordohemi për protestë. Njerëzit në protestë nuk janë njerëz të PSD-së, drejtuesit e partive duhet të jenë në valë të njëjtë me anëtarët e partisë”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për aksion opozitar duke potencuar se si PSD-ja do vazhdojnë me aksione tjera.

“Kosova ka nevojë për aksion opozitar. Nëse do të ishim bashkë atë ditë në shesh ky vendim nuk do merrej. Mua me intereson që ky vendim të zmbrapset sepse është i dëmshëm. Ne si PSD do të vazhdojmë me aksione, nuk do te ndalemi.  Unë jam optimist që edhe LDK-ja dhe PDK-ja nga presioni qytetar do të marrin pjesë në protestë”, ka thënë Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka shfuqizuar të premten vendimin…