PSD-ja përleshet me policinë, para qeverisë vendos flamurin e ‘cunguar’ të Kosovës (foto)
13 nëntor 2023
| 11:38
Partie Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë ku ka vendosur flamuj me hartën e “cunguar” të Kosovës duke paraqitur komuna që pritet të jenë pjesë e Asociacionit.
Aktivistët e PSD-së kanë ndërruar flamujt e shtetit të Kosovës me një flamur, i cili në hartën e Kosovës ka të theksuara me ngjyrë të bardhë pjesët që sipas tyre i përfshin Asociacioni.
Flamujt që aktivistët i kanë hequr, policia ka tentuar t’i marrë, mirëpo ata nuk ua kanë dhënë, duke u përleshur me policinë. /EO