PSD-ja reagon pas vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike
Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar pas vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët që shpenzojnë mbi 800 kWh.
Sipas kësaj partie, ZRrE-ja ka ngritur çmimin e energjisë elektrike për 100 për qind
“ZRrE sot ka vendosur për ta shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike. Nga mbledhja e ZRrE kuptuam se kemi rritje të çmimit prej 100 për qind. Nuk kanë lënë gur pa lëvizur për ta shpërndarë barrën gjithandej. Vetëm një konstante mbetet pas secilës llogari: fitimi për KESCO. Është rritur subvencionimi ne 100 milionë në mënyrë që paratë e arkëtuara për KESCO të mos jepen direkt nga xhepat e qytetarëve. Është ulur tarifa për shfrytëzimin e rrjetit të KOSTT që është kompani publike për t’u ngritur ajo e tensionit të ulët që shkon për KESCO-n. ZRrE dhe Qeveria po i bëjnë dy menaxhime: menaxhimin e krizës sociale duke ndarë më shumë para nga buxheti, ashtu që të jenë në rregull me fitimin e garantuar për KESCO. Ky është marifeti”, është thënë në reagimin e PSD-së.