PSD-ja refuzon ftesën e AAK-së dhe Nismës për koalicion

18 janar 2024 | 19:40

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD), në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini për fillimin e koalicionit zgjedhor, ka thënë se ka elemente të fushatës zgjedhore.

“Siq dihet është në dorën e shumicës parlamentare dhe presidentes t’i shpallë zgjedhjet. Ato nuk mbahen matematikisht gjithmonë katër vite pas sepse mund të mbahen disa muaj më parë ose më vonë. Por, partitë fillojnë përgstitjen dhe mendojnë për rezultatine zgjedhjeve qysh nga sot”, ka thënë Nushi.

Nushi ka thënë se nuk ishte i befasuar për koalicionin që bënë dje AAK dhe Nisma, derisa ka shrtuar se e kishin ftuar që të marrë pjesë.

“AAK e ka thirrë PSD-në në koalicion. Ne i kemi falënderuar për ftesën sepse megjithatë është një lloj vlerësimi, jemi parti jashtë parlamentare. Kemi konsideruar që nuk e kemi vendin në një koalicion që po bëhet më shumë për arsye strategjike nga të dyja palët, sesa programore”, ka thënë ai.

Ai ka thënë tutje se kjo ftesë e kanë refuzuar mbi bazën se nuk kanë dashur që pika kryesore që bashkëpunojmë me subjektet politike të jetë rezultati apo hyrja në parlament. “Besoj që në Kosovë ka nevojë për një opozitarizëm të njëmendtë, konsisent ndaj Kurtit, i bazuar në ide dhe pika kyçe siç është Asociacioni…”, ka shtuar Nushi.

“Ne e kishim problem të futeshim në këso matematika që ndoshta mund të na sigurojnë disa venda brenda Kuvendit, duke ditur pjesët pozitive që i kemi si grup. Mirëpo, nuk ia vlen të sakrifikojmë atë që kemi arritur si PSD për disa rezultate më të mira dhe favorshme në zgjedhje”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita Kadriu Pse duhet të gjykohen mësimdhënësit dhe sistemi i…