PSD-ja: Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga ‘Byroja e Partisë’

31 tetor 2024 | 11:42

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në lidhje me Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ata kanë vendosur para hyrjes së Kuvendit një pankartë me mbishkrimin: “Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga Byroja e Partisë”.

Pas aksionit, para mediave u deklarua edhe kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj. Sipas tij, qeveria po dëshiron të shohë secilin si të dyshuar dhe të kontrollojë agjencitë e pavarura.

“Sot në Kuvend është në rend dite ligji i cili do ta formojë Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, zakonisht, pushtetet demokratike kujdesen për mirëqënien e qytetarëve dhe për pavarësinë e institucioneve. Qeveria e Kosovës ka pasur dy synime krejt të tjera, e para me e pa secilin si të dyshuar dhe e dyta, secilin agjencion apo organizim të pavarur me ia ngushtuar ose me kontrolluar kompetencat e tij”, ka thënë Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Fjolla Ujkani, ka folur në emër të grupit parlamentar…