PSD-ja sërish me aksion në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
07 shkurt 2022
| 15:20
Partia Socialdemokrate (PSD) e drejtuar nga Dardan Molliqaj ka vazhduar edhe sot me aktivitetin e radhës.
Në sheshin “Skënderbeu”, saktësisht në njërin prej parkingjeve në këtë zonë kanë vendosur disa shkrime të tilla si “Kesco” dh “KEDS”, në veturat e shumta zyrtare në kuadër të Qeverisë Kurti.
Ky aktivitet nga PSD-ja është duke u bërë pas zhvillimeve të fundit në vend, ku ZRrE-ja ka propozuar shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike për qytetarët.
Lidhur me këtë, PSD-ja javë më parë ka protestuar në sheshet e kryeqytetit, ku më pas ishte arrestuar edhe vetë Molliqaj.