PSD-ja sot mban konferencë për medie

30 nëntor 2023 | 08:22

Partia Socialdemokrate (PSD) ka protestuar të mërkurën në Prishtinë kundër vizitës së presidentes së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Protesta eskaloi pas përdorimit të gazit lotsjellës.

Mes të tjerëve është arrestuar edhe kreu i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj, bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të PSD-së, që u ndaluan për 48 orë.

Për këtë rast PSD-ja sot do të mbajë konferencë për medie në orën 13:00.

“Nesër, nga ora 13:00, PSD mbanë konferencë për media në lidhje me arrestimin e aktivistëve të PSD-së si dhe dyshimin për manipulimin e dëshmive. Konferenca mbahet në zyret qendrore të PSD-së (rr. Bajram Kelmendi, Nr.68). Ju ftojmë ta ndiqn”, thuhet në komunikatën e PSD-së të dërguar mbrëmë për medie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka vdekur në moshën…