PSD-ja ‘themelon’ çmimin për ekonomi “Besnik Bislimi”
08 maj 2020
| 11:23
Partia Socialdemokrate e Kosovës një aktivitet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë lidhur me deklaratën e ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi, bërë në fillim të kësaj lave për uljen e papunësisë në Kosovë.
Zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë se Kosova tash e ka “një zbulues epokal të ekonomisë” dhe se çmimi Nobel “tash do ta mbajë emrin çmimi Besnik Bislimi për Ekonomi”.
“Çka po dallon ky ministër me të kaluarit, është se ky po numëron vetëm punëtorët me kontrata. Po i shtinë në formulë dhe po e ul papunësinë, duke i futur punëtorët që veçse kanë ekzistuar”, ka thënë Kuçi.
(B. D.: ‘Epoka e re’)